Një kompani njoftoi se po kërkon “vlerësuesit e gjumit” për t’u paguar me 1 mijë e 500 dollarë secili për të dremitur çdo ditë për 30 ditë dhe ta dokumentojnë përvojën e tyre.
Nga EachNight.com, që ofrojnë krahasime të dyshekëve, shtratit dhe produkteve të tjera, thanë se po studiojnë “Pro-të dhe kontra-t e dremitjes” dhe se janë duke kërkuar një ekip të “rishikuesve të gjumit” për të dokumentuar pushimet e tyre në mes të ditës.
“Gjatë 30 ditëve, dremitësve tanë të përkushtuar do t’u kërkohet të marrin pjesë në një larmi eksperimentesh duke testuar teori të tilla si kohëzgjatja më e mirë e gjumit për t’u ndjerë i freskuar, efektet e dremitjes në nivelet e përgjithshme të lodhjes dhe efektet e dremitjes mbi kujtesën, motivimin dhe produktivitetin”, thanë nga kompania.
Nga vlerësuesit e gjumit do të kërkohet që të marrin pjesë në videothirrjet para dhe pas çdo gjumi për të dokumentuar përvojën e tyre.
Aplikacionet për pesë pozicionet po pranohen deri më 31 maj në
webfaqen e kompanisë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.