29.09.2016 · përditësuar para 3567 dite1 min lexim
Rumeysa Gelgi, gjithmonë është dalluar nga miqtë e saj, për shkak se është e gjatë 2 metra e 15-të centimetra, një gjatësi e jashtëzakonshme për një tinejxhere.
19 vjeçarja nga Safranbolu, një qytet i vogël në veri të Turqisë, është tinegjerja më e gjatë në botë.
“Njerëzit nuk mi ndajnë sytë për shkak se dukem shumë ndryshe, dhe ata janë kuriozë për mua”, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Tinegjerja vuan nga një gjendje e rrallë fizike e quajtur Sindroma Weaver, dhe në vitin 1997 kur edhe ka lindur ajo, në botë kishte vetëm 20 raste të tilla.
Njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje mjekësore, rriten shumë shpejtë bëhenshumë të gjatë, e po ashtu kanë probleme të mëdha shëndetësore. Një situatë si kjo, ua vështirëson të kryejnë aktivitete fizike dhe e kanë të vështirë të vrapojnë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.