Lajmet e fundit

Mungesa e diversitetit në industrinë e modës, është ende një çështje shumë serioze.
Kjo mungesë gjithmonë vije në pah në sfilatat e modës, ku mund të shihen një det me fytyra të bardha dhe modele të holla.
Mirëpo ka dizajnerë që kanë filluar t’i ndryshojnë gjërat. Anniesa Hasibuan është njëra nga këta dizajnerë.
Këtë javë ajo ka debutuar me prezantimin e sfilatë së parë të veshjeve me shami në Javën e Modës në New York.
Kjo është diçka shumë e madhe, jo vetëm për Anniesan personalisht, mirëpo edhe për gratë myslimane të cilat kurrë s’kanë qenë të përfaqësuara në modën botërore, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.










