22.01.2020 · përditësuar para 2357 dite1 min lexim
Prej se ka hapur llogarinë e saj në Instagram, tani mund të dimë më shumë rreth Jennifer Aniston.
Së fundmi Aniston ka ndarë pjesë nga rezidenca e saj e jashtëzakonshme 21 milionë dollarëshe në Bel Air. Aktorja përmes një fotografie zbuloi si duket banjo e saj, mëngjesin pas ndarjes së çmimeve SAG, shkraun DailyMail, përcjellë Klan Kosova.
Shtëpia u ble në vitin 2011 nga Jennifer dhe ka plotë 8,500 metra katrorë, kjo rezidencë u projektua nga A. Quincy Jones.
Shtëpia e saj përmban katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, një bodrum vere, pishinë dhe bujtinë - ajo gjithashtu ka pamje nga qyteti dhe oqeani, në pothuajse dy hektarë tokë.
Në imazhin që e ndau pas SAG Awards, shihet fustani i Dior në vaskën prej mermeri dhe në një anë takat e saj në dysheme.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.