Lajmet e fundit

Organet drejtuese të FIFA-së kanë përfunduar takimin e tyre dy ditorë ku është diskutuar për reformimin e kësaj organizate.
Ata janë të bindur se janë në rrugën e duhur, ndërsa kanë prezantuar edhe një pako të reformave që duhet të bëhen në këtë organizatë, transmeton Klan Kosova.
Këto janë pikat:
1. Komiteti Ekzekutiv do të zëvendësohet nga një këshill i cili do të ndaj në mënyrë të qartë detyrat politike dhe detyrat e menaxhimit.
2. Zyrtarët e lartë tani mund të shërbejnë në maksimum deri në 12 vite.
3. Do të ketë kontrolle të rrepta të integritetit për individët dhe komisionet e përhershme.
4. Minimumi gjashtë gra duhet të përfshihen, e që nga një do të mund të kandidojë për të qenë pjesë e këshillit të FIFA.
5. Rroga e presidentit të FIFA-së dhe zyrtarëve të tjerë duhet të bëhen publike.