Lajmet e fundit

Edhe një natë tjetër e jashtëzakonshme, ishte ajo e Messi, Suarez dhe Neymar, në ndeshjen kundër Celtic.
Treshja fantastike ka tash e sa edicione që po shkëlqen nën fanellën e klubit katalanas. E tillë ishte edhe ajo e së martës mbrëma.
Messi arriti të shënojë hat-trick, Suarez dy herë dhe Neymar kontribuoi me një sish.
Por ata edhe asistuan për njëri tjetrin, Messi bëri një asist, Suarez po ashtu një, e më i miri në këtë aspekt ka qenë Neymar me katër gola./Klan Kosova/