Këtë të shtunë ka përfunduar Wimbledoni në konkurrencën e femrave, ku kampione doli tenistja nga Çekia, Marketa Vondrousova që mposhti 2 me 0 në sete tunizianen Ons Jabeur.
Për tenisten çeke, kjo ishte hera e parë që fiton Grand Slemin Wimbledon.
Sa i përket historisë 136 vjeçare të kësaj gare, amerikania Martina Navratilova është më e famshmja, pasi në karrierë ka fituar nëntë tituj.
Ajo madje brenda këtyre nëntë titujve, gjashtë i kishte fituar rresht.
Në kohën moderne, Open Era siç quhet në tenis, nga shtatë tituj i kanë Steffi Graf nga Gjermania dhe Serena Williams nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Motra e madhe e Serenës, Venus Williams i ka fituar pesë tituj në karrierë.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.