Lajmet e fundit

Gazetari Ardian Gaxherri ka deklaruar se rritja e pagës minimale, e premtuar nga Qeveria në detyrë për vitin 2026, nuk përbën lehtësim real për qytetarët.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Gaxherri tha se qytetarët po mashtrohen, pasi rritja e pagave nuk shoqërohet me masa që frenojnë rritjen e çmimeve dhe barrën fiskale, e nuk kanë efekt praktik për shkak të inflacionit dhe rritjes së tatimeve.
“Mashtrimi që po i ndodh këtij populli me paga tash, po thotë Hekuran Murati që ka me ia rrit pagat njerëzve 500 euro, por kur rritet tatimi në pronë për bizneset dhe inflacioni i rrit çmimet e produkteve bazë, çfarë rritjeje reale është kjo? Kur sot me 300 euro blen diçka me një euro, nesër me 500 euro e blen me dy euro. Kjo është mashtrim”, tha Gaxherri.