Mesfushori francez, Adrien Rabiot është lojtari më i ri i Milanit, duke rikthyer bashkëpunimin e suksesshëm me Massimiliano Allegri, pas periudhës së tyre te Juventus.
Sipas raportimeve të Tuttosport, Milani ka paguar 10 milionë euro për kartonin e mesfushorit tek Olympique Marseille, ku 30% e shumës do të përfundojë direkt në xhepin e lojtarit, transmeton Klankosova.tv.
Rabiot ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, deri më 30 qershor 2028, me opsion vazhdimi deri në 2029, dhe do të përfitojë një pagë neto prej 5 milionë eurosh për sezon.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.