Lajmet e fundit

Ai ka akuzuar për abuzim me fëmijë dy kompani, MJJ Productions dhe MJJ Ventures.
“Këto kompani multimediale, kishin për qëllim biznesor që të operonin si abuzuese fëmijësh”, ka thënë Robson.
Robson ka thënë se asistentja e Jackson, Norma Staikos, ishte ajo që e drejtonte operacionin e abuzimit me fëmijë.
Ai ka thënë se e kishte takuar Jackson kur ishte vetëm pesë vjeç dhe ishin takuar në një mbledhi familjare. Kur ai ishte shtatë vjeç kishte performuar bashkë me valltarët e Jackson.
Robson ka deklaruar se është abuzuar seksualisht nga Jackson që kur ishte shtatë vjeçar dhe abuzimi kishte vazhduar për vite të tëra.
Abuzimi seksual i Jackson, përfshinte puthjet franceze dhe seks, ndërsa marrëdhënia mes tyre ka përfunduar kur Robson kishte filluar të tregonte shenja puberteti. Ishte atëherë kur Jackson nuk kishte shfaqur më interesim për të.
