Lajmet e fundit

Thonë se mosha është vetëm një numër kur dashuron dikë, por sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, ekziston një diferencë ideale moshe mes çiftit, e cila lidhet drejtpërdrejtë me jetëgjatësinë e një lidhjeje.
Në studim u morën 3,000 njerëz dhe rezultoi se sa më i madh hendeku i viteve, aq më i madh rreziku i ndarjes.
Hulumtuesit pohuan se çiftet me një diferencë të moshës pesëvjeçare kishin 18% më shumë gjasa për t'u ndarë se sa një çift moshatarësh. Ndërkohë që kjo shifër u rrit në 39% kur diferenca në moshë arrinte 10 vite, shkruan Living, transmeton Klan Kosova. Për çiftet me një diferencë të moshës 20-vjeçare, statistikat nuk janë shumë shpresëdhënëse,sepse shanset e ndarjes rriteshin në 95 përqind.
Hulumtuesit besojnë se sa më pak vite diferencë të kenë partnerët, aq më shuma gjasa kanë të përfundojnë bashkë.
Rrofshin moshatarët!