Lajmet e fundit

Një video që është shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka emocionuar shumë njerëz, video kjo e cila është shikuar më shumë se 50 mijë herë dhe ka marrë mbi shtatë mijë pëlqime.
Në video shihet një njeri i moshuar me një buqetë me lule në dorë.
Ky njeri buqetën me lule e kishte për gruan e tij, që po e priste me padurim për ta parë.
Kur gruaja e tij shfaqet, ai shihet i përmalluar e shumë i emocionuar për të, transmeton Klan Kosova.
Kjo mund të quhet dashuri e vërtetë.
Mosha nuk ka rëndësi, rëndësi kanë vitet bashkë, dhe mirëkuptimi në mes të një lidhjeje.