Lajmet e fundit

Nëna e saj 19 vjeçare, e njohur me emrin Nandini, ishte çuditur me peshën e fëmijës së saj që e lindi në Indi.
Ajo i tejkalon përmasat e një bebeje me peshë mesatare për moshën që ka, pasi që pesha mesatare për një fëmijë të sapolindur është 3 kilogramë.
Besohet se pesha e kësaj foshnje, e tejkalon rekordin që dikur e mbante bebja me emrin Carisa Rusack e cila lindi në Massachusetts të Amerikës në vitin 2014, dhe peshonte 6 kilogramë.
[caption id="attachment_312604" align="alignnone" width="634"]
Carisa Rusack e cila lindi në Massachusetts të Amerikës në vitin 2014. [/caption]
Doktori Venkatesh Raju, që e ka realizuar edhe lindjen e bebes, është shprehur se kurrë në jetën e tij s’kishte parë bebe më të madhe.
“Ajo është një mrekulli. Besoj se nuk është vetëm bebja më e madhe që ka lindur në Indi, por edhe në botë”, ka thënë ai.
Nandini, nëna e foshnjës që vetë peshon 94 kilogramë, ka thënë se gjatë shtatzënisë s’kishte pasur problem dhe e kishte kaluar lehtë, por nuk e kishte ditur që do t’i jepte jetë një fëmije kaq të madh.
