Artistja Zsigo e cila në vendin e saj të lindjes, Hungari llogaritet si “mbretëresha e dekorimit të vezëve”, thotë se vezët padyshim që nuk janë vetëm për t`i ngrënë.
"Veza është një simbol universal që është i pranishëm në pothuajse çdo kulturë në botë. Ndërsa interpretimi në vetvete mund të jetë i ndryshëm, në shumë kultura, njerëzit besojnë se Toka ka lindur nga një vezë”, thotë ajo për AP, transmeton Klan Kosova.
Dekorimi i vezëve të Pashkëve është një traditë e njohur në të gjithë botën.
Sipas legjendës, "këpucëzimi" i vezëve u shpik për herë të parë nga farkëtarët e fshatrave të cilët dëshironin të provonin aftësitë e tyre duke dekoruar një vezë me patkua miniaturë.
Ajo u bë një traditë e Evropës Lindore, por tani është në rënie për shkak të numrit në rënie të kovaçëve.
Tani është e kufizuar kryesisht në punëtoritë e arteve dhe zanateve ose panaireve të zanateve.
Zsigo e sheh vezën si një formë natyrale, dhe vezët e zbukuruara si krijime të përbashkëta midis njerëzve dhe natyrës.
"Veza në vetvete është një formë natyrale, por unë lë shenjën time në krijimet e mia. Një vezë e zbukuruar është një produkt kolektiv i traditave njerëzore, dhe atyre të natyrës dhe paraardhësve tanë," thotë ajo.
Zsigo përdor pothuajse 30 teknika të ndryshme dekorimi, ajo ka shkruar dy libra në lidhje me artin e dekorimit të vezëve.
Artistja thotë se ajo me siguri ka zbukuruar mijëra vezë, kryesisht që ia ka shitur hungarëzve ose turistëve.
Për të, veza simbolizon fillimin e jetës dhe universit, të cilit sipas saj i jepet një rol edhe më i madh në Pashkë, për shkak të dekorimit të saj, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=7zWvovqdvWM
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.