08.05.2019 · përditësuar para 2620 dite1 min lexim
Met Gala është një ndër evenimentet më të mëdha të modës, ku personazhet më të njohur të showbizit janë të pranishme.
Edhe pse pjesëtaret e familjes Kardashian janë ato që marrin vëmendjen gjithmonë, njëra nga to kësaj radhe nuk ishte e pranishme.
Arsyeja nuk është dhe aq e këndshme: Kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour nuk mendon që Khloe është e famshme mjaftueshëm për të qenë e pranishme. Gjithashtu, sipas burimeve, edhe Kim e ka të vështirë të ndajë hapësirën dhe vëmendjen e tapetit të kuq me motrat e saj.
Edhe pse Khloe është përfolur vazhdimisht në media dhe fama e saj është rritur vitin e fundit, Anna mendon se ajo është shumë “C-list” për të marrë pjesë në Met Gala.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.