22.03.2019 · përditësuar para 2689 dite1 min lexim
Pas ndeshjes miqësore me Danimarkën e cila përfundoi me rezultat 2-2, Kombëtarja e Kosovës do të përgatitet për ndeshjen me Bullgarinë.
Sot në mesditë, futbollistët kosovarë kanë zbritur sërish në fushë për tu stërvitur për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, e cila do të zhvillohet të hënën në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.
Agjenda për ndeshjen Kosovë – Bullgari:
23 mars
16:30 – Stërvitja e Kosovës
24 mars
17:30 Konferenca e Kombëtares së Kosovës
18:00 Stërvitja e Kosovës
19:00 Konferenca e Kombëtares së Bullgarisë
19:30 Stërvitja e Kombëtares së Bullgarisë
25 mars
20:45 Ndeshja kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.