KJ Apa ka folur për bashkëpunëtorin e tij Luke Perry.
Aktori u paraqit në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, të premten, ku edhe e kujtoi aktorin e ndjerë, transmeton Klan Kosova.
“Nuk mund të hasni çdo ditë në një njeri si Luke. Ai ishte një person i cili ka bërë gjithçka që ka mundur për secilin, pavarësisht sa i madh apo i vogël ishte”.
“Ai i thërriste çdo javë prindërit e mi për të pyetur si jam. Luke dhe babai im gjithmonë shkruanin mesazhe me njëri-tjetrin. Do të doja të isha si ai”.
Luke vdiq tragjikisht muajin e kaluar në moshën 52 vjeçare pas një sulmi në tru.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.