Dy persona janë arrestuar në Vermicë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre me targa vendore, është gjetur dhe sekuestrua një qese e zezë e mbushur me kokainë me peshë 8.89 gram.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre me targa vendore është gjetur dhe sekuestruar një qese e zezë e mbushur me substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 8.89 gram. Me vendim të prokurorit njësia e DHTN-s kanë bërë bastisjen në banesën e njërit nga të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia, përcjell Klanoksova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.