Lajmet e fundit
Të dielën në Londër rikthehet terminologjia “Kosovo and Metohija”.

Libri që do të promovohet me datë 10 maj në Londër përmban analizë mbi trashëgiminë kristiane në territorin e Kosovës, gjithmonë me referencë Kosovë e Metohi.
Libri përmban monumente, manastire, kisha, afreska, ikona dhe artefakte tjera të trashëgimisë ortodokse.
Në hyrjen e librit shkruhet se Kishës Ortodokse Serbe e krijuar në territorin e Kosovës dhe Metohisë është një kulturë materiale dhe shpirtërore pasi ka ruajtuar këto monumente me vite e vite.
Libri ka disa autorë, ndërsa mes tyre janë edhe pjesëtarët e Manastirit të Deçanit, ata nga Diokleia dhe Peshkopi Maksim nga Dioqeza Amerikane Perëndimore.
Për librin ka folur edhe Sava Janjiç nga Manastiri i Deçanit, që njihet për deklaratën e famshme se Kosova është Jerusalemi serb.