15.02.2019 · përditësuar para 2707 dite1 min lexim
Kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së ka zhvilluar sot një mbledhje ku është vendosur që të pezullohet greva deri më datë 6 maj 2019.
Kirurgët kanë vendosur që ta pezullojnë grevën në mënyrë që t’i jepet hapësirë Ministrisë së Shëndetësisë që t’i realizojnë kërkesat e tyre, transmeton Klan Kosova.
"Të pezullohet greva deri me datë 6 maj 2019, në mënyrë që tu jepet hapësira e duhur kompetentëve nga Ministria e Shëndetësisë që të reflektojnë dhe t'i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, posaçërisht për monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë (ashtu siç u zotuan në takimin e datës 14 shkurt 2019)", shkruan në komunikatën për media.
"Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë – rritjen e koeficientit në Ligjin për Paga, do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.