Lajmet e fundit

Kinemaja ABC sot do të shfaq premierën botërore “Zootopia”.
Premeria është filmi i animuar për fëmijë i cili do të shfaqet në 3D në ora 16:00, njofton Klan Kosova.
Filmi i animuar “Zootopia”, me regji të Byron Howard, Rich More, Jared Bush, flet për qytetin e kafshëve Zootopia.
Ky qytet është i populluar nga gjitarët, zogjtë, peshqit, jovertebrorët, zvarranikët, amfibët, primatët, gjitarët detarë, dinosaurët, insektet, molusqet, anelidet, ekinodermet dhe araknidet, një dhelpër që flet shpejt, përpiqet të arratiset, pasi e akuzojnë për një krim që nuk e ka bërë.
Një polic i lartë i Zootopisë, një lepur e ka marrë drejtësinë në dorë. Por, kur të dy bëhen shënjestra të një komploti, ata janë të detyruar të bashkohen dhe të bëhen miq të mirë.