Lajmet e fundit

Policia në Kinë kanë zbuluar një rrjet të kontrabandës me produkte kozmetike.
Botox , injeksione të vitaminës C dhe acid hyluronic në vlerë prej 4 milionë dollarë janë shitur në një periudhë prej gjashtë muajsh kanë bërë të ditur autoritetet në Kinë.
Prokuroria në këtë vend ka ngritur aktakuze ndaj pesë personave në lidhje me këtë rast.
Produktet e bukurisë të kontrabanduara besohet të jenë tejet të përhapura në Kinë.
Këto produkte janë shitur në një sallon bukurie në provincën Jilin përmes aplikacionit të mesazheve WeChat.