Kina i ka raportuar dy raste të reja të infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara.
Kjo sipas World Meters ku tregon se deri tash në Kinë janë 82,877 të infektuar, 4,633 viktima si dhe 77,713 të shëruar, njofton Klan Kosova
Teksa 531 janë raste aktive si dhe 34 persona janë në kujdesin intenviz.
Kujtojmë se në përgjithësi, virusi është përhapur në 187 vende të botës që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar.
Deri tani në botë janë të infektuar 3,496,614 persona, kanë vdekur 244,870 si dhe janë shëruar 1,126,134 persona.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.