Lajmet e fundit

Se Kina është vendi ku bëhet gjithçka, këtë e dëshmon edhe një fakt.
Kinezët e kanë imituar një qytet të Austrisë, duke e ndërtuar e çdo detaj infrastrukturor që gjendet atje.
Qyteti Hallstatt në Austri, është pjesë e trashëgimisë kulturore të Austrisë dhe është në mbrojtje të UNESCOS, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Me rrugët tërë gurë, shtëpitë e bukura dhe kishat e rrethuara nga malet e liqenet, Hallstatt është qytet tipik austriak.
Mirëpo kinezët ia arritën ta imitojnë. Në vitin 2012 ata kanë ndërtuar një replikat i cili të lë shumë mbresa. Versioni fallco i qytetit austriak gjendet në Huizhou në Kinë.
Një kompani kineze ka investuar afër 1 miliard dollarë në rikrijimin e qytetit austriak brenda territorit kinez.
Mirëpo, shtëpitë dhe objektet në të cilat është investuar kaq shumë, janë të pabanuara dhe ky vend në të shumtën e rasteve shërben vetëm si pikë turistike.