Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar se vendi mund të rrezikohet nga një valë e dytë infeksionesh derisa pandemia globale Covid-19 vazhdon të përhapet.
Në një takim të trupit të lartë vendimmarrës të Partisë Komuniste Kineze, Xi ka thënë se në mes të presioneve në ekonominë globale, vazhdojnë të rriten “faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurt”, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Vështirësi dhe sfida të reja janë shfaqur për rinisjen e punës në Kinë dhe zhvillimin ekonomik apo shoqëror”.
Xi po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve kineze që t’i vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë dhe ta parandalojnë ringjalljen e shpërthimit brenda vendit.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.