Miliona maska mjekësore arritën në Belgjikë të premten, të transportuara nga Kina në një aeroplan ushtarak belg, për t'u përdorur nga mjekë, infermierë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët po luftojnë kundër koronavirusit.
Autoritetet shëndetësore të Belgjikës mbeten të sigurta se vendi ka mjaft shtretër spitalesh pavarësisht rritjes së kohëve të fundit të rasteve të konfirmuara, transmeton Klan Kosova.
Sipas shifrave të fundit të publikuara të premten, 2,257 persona janë diagnostikuar me virusin vdekjeprurës, përfshirë 37 pacientë që kanë vdekur.
Ministria e shëndetësisë deklaroi se 837 persona janë shtruar në spital - 214 prej tyre gjatë ditës së djeshme - dhe 164 pacientë ishin në kujdesin intensiv ku mosha mesatare e pacientëve të pranuar në kujdes intensiv është 60.
Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të butë ose të moderuar, të tilla si ethe dhe kollë.
Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë.
Shumica dërrmuese e njerëzve shërohen nga virusi i ri.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, njerëzit pa ndonjë sëmundje të rëndë shërohen në rreth dy javë, ndërsa atyre me sëmundje më të rëndë mund të duhen tre deri në gjashtë javë për tu rikuperuar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.