Kina thotë se shkencëtari, i cili pretendon se ka krijuar foshnjat e para të modifikuara gjenetikisht vitin që shkoi, ka vepruar në mënyrë të paligjshme në ndjekje të famës dhe pasurisë.
Pretendimi i Jiankui se ka ndryshuar gjenet e vajzave binjake në mënyrë që ato të mos mund të prekeshin nga semundja HIV, u përball me kundërshtime dhe skepticizëm.
Hetuesit thonë se studiuesi do të përballet me një dënim të rëndë pasi veproi pa u konsultuar me askënd dhe falsifikoi dokumente lidhur me etikën.
Profesori Jiankui, i cili thuhet se është nën arrest shtëpiak, ka mbrojtur punën e tij.
Në nëntor, ai i tha ishte krenar për punën e tij të editimit të gjeneve, një praktikë e ndaluar në shumicën e vendeve, përfshirë Kinën.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.