Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Bayern Munich, Joshua Kimmich ka ngjallur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Janë gjigantët Barcelona dhe Manchester City të cilat po e mbikëqyrin gjermanin, shkruan Bild, përcjellë Klan Kosova.
Të dy klubet thuhet se janë gati që të bëjnë ofertat e tyre e që kapin vlerën e 50 milionë eurove.
Por është drejtori i Bayern, Michale Reschke që ka thënë se Kimmich nuk do të largohet.
“Joshua ka vlerë më të madhe”.
“Besoj që Bayern nuk do ta japë atë as edhe për 50 milionë”, ka shtuar ai.