Kim Zolciak-Biermann dhe burri i saj Kroy Biermann janë infektuar me virusin COVID-19.
42 vjeçarja hyri në Instagram të martën për të zbuluar se ajo dhe ish-futbollisti 35 vjeçar, janë testuar pozitivisht me koronavirus.
"Unë dhe burri u testuam pozitiv për COVID-19 disa ditë më parë. Ka qenë një udhëtim ferr", shkroi ajo.
Rezultatet pozitive të testit të Kim dhe Kroy vijnë pothuajse dy muaj pasi vajza e saj Brielle zbuloi se ishte në karantinë pas kontraktimit të virusit. Që atëherë ajo është shëruar, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.