Kim Kardashian ka folur për rutinën e saj të bukurisë, duke zbuluar shumën e madhe që shpenzon për flokët dhe regjimin e saj të bukurisë.
Ylli i reality show-t e bëri rrëfimin gjatë paraqitjes së saj shpërthyese në“Call Your Daddy”, duke njoftuar se shpenzon 1 milion dollarë në vit për flokë, por nuk e ka idenë se sa kushton një kuti qumështi. shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv
Ajo i tha prezantuesit Alex Cooper se ishte “shumë”, por e kufizoi përgjigjen e saj duke theksuar se rrallë i duhet të paguajë për gjithë shkëlqimin e saj, falë reality show-t të familjes së saj dhe punëve të tjera të profilit të lartë.
"Nëse unë jam duke xhiruar shfaqjen time, atëherë ata paguajnë për të. Kështu që, përpiqem që të gjitha të paguhen në mënyrë që të mos më duhet të paguaj vetë", shpjegoi ajo.
Kim, pasuria e së cilës raportohet të jetë prej 1.7 miliardë dollarësh, pranoi megjithatë se ishte e vështirë të llogaritej kostoja totale pasi thotë se: "Nuk kam një koncept se sa kushtojnë disa gjëra të thjeshta".
"Do të doja të dija pak më shumë rreth asaj se sa kushton, si p.sh., një kuti qumështi". /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.