Kim Kardashian tregoi linjat e saj atraktive, e veshur me bikini ngjyrë lëkure dhe kapelë kauboji ndërsa zhytej në det.
40 vjeçarja, i ndau disa fotografi me fansat e saj në Instagram.
"Kthehu në ishullin tim të preferuar", mbishkroi ajo postimin dhe mund t'i referohej ishullit luksoz privat ku festoi 40 vjetorin e lindjes, transmeton Klankosova.tv.
Kim Kardashian u pa sërish me ish të dashurin e saj, Kanye West në prapaskenë gjatë eventit “Donda” që vetë reperi e organizoi për fansat e tij. Atje, ish-çifti u panë duke qeshur së bashku në një video të ëmbël, ku dukej se kishin raporte të mira me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, së bashku me Kimin, morën pjesë edhe fëmijët e tyre më të vegjël Çikago dhe Psalmi, shkruan The Sun, transmeton klankosova.tv.
Në këtë ngjarje, e cila u mbajt në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, ku mblodhi yje të ndryshme, Kanye West festoi albumin e tij të shumëpritur.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.