Kim Kardashian, e cila ka arritur në kulmin e karrierës së saj, pozoi në kopertinën e revistës franceze Vogue dhe e shfrytëzoi këtë moment fuqizues për t'i hedhur një ‘kunj’ ish-it të saj, Kanye West.
44 vjeçarja modeloi pa bluzë në editorialin e tetorit të Vogue dhe foli se si tash është më e sigurt në vete dhe në vendimet që merr.
Kim e finalizoi divorcin e saj nga Kanye, tre vjet më parë dhe për Vogue tha se që atëherë ka më shumë vetëbesim.
“Kur mbusha dyzet vjeç, nëna ime më tha se vitet e ardhshme do të ishin më të mirat e jetës sime. Dhe është e vërtetë - vetëm gjatë tre ose katër viteve të fundit e kam fituar këtë vetëbesim”, tha Kim, transmeton Klankosova.tv
Ajo shtoi se më parë kishte nevojë përherë të konsultohej me dikë, para se të merrte ndonjë vendim.
"Më parë, kisha nevojë vazhdimisht të konsultohesha me dikë përpara se të merrja një vendim. A mund ta imagjinoni? Është çmenduri të mbështetesh kaq shumë në mendimet e të tjerëve. Sot, e di saktësisht se çfarë dua. Është emocionuese”.
Kim e konsideron marrëdhënien e saj me modën si një burim kyç në përmirësimin e vetëbesimit të saj dhe e thekson Demnën (ish-Drejtor Artistik i Balenciaga ) si një figurë kyçe. / Klankosova.tv


●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.