Kim Kardashian e ka festuar pesëvjetorin e martesës së saj në Las Vegas.
Ylli televiziv dhe bashkëshorti i saj, reperi Kanye Ëest e kanë shijuar një vikend në Las Vegas ku edhe kanë marrë pjesë në një koncert të Celine Dionit.
Vet këngëtarja ka postuar një fotografi me çiftin në prapaskenë pasi e ka përfunduar koncertin e saj.
“Urime përvjetorin e pestë të martesës Kim Karadashian dhe Kanye. Falemnderit që erdhët në koncertin tim”, ka shkruar këngëtarja e shumë hiteve.
https://www.instagram.com/p/Bx8lU0KHw72/?utm_source=ig_embed
Për këtë rast të veçantë në jetën e tyre, reperi ishte veshur pothuajse njëjtë si në Met Gala, derisa bashkëshortja e tij si gjithmonë kishte zgjedhur një veshje shumë të veçantë.
Kardashian ishte veshur nga koka tek këmbët me të bardha derisa gjithë veshjen e saj e kishte kombinuar me një palë dorëza.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.