Kim Kardashian mori një surprizë të ëmbël nga vajza e saj North West.
40 vjeçarja hyri në Instagram të dielën për të ndarë me ndjekësit e saj të shumtë, shënimin nga vajza e saj shtatëvjeçare të lënë në banjo.
"Mami të dua", shkroi North në një letër higjienike në banjon e Kim.
"Edhe unë ty të dua North, përgjithmonë", shkroi Kim poshtë fotografisë së postuar në rrjetet sociale.
North është fëmija më i madh për Kim dhe Kanye West. Çifti janë gjithashtu prindër të djemve Saint, 5, Psalm, 20 muajsh dhe vajzës Chicago, 3.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.