Lajmet e fundit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un premtoi mbështetje të plotë për luftën e Rusisë në Ukrainë përpara se të fillonte një takim kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin në Phenian të mërkurën, në një përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe ushtarak dhe për të treguar një front të bashkuar kundër Uashingtonit.
Duke folur para samitit, Putin falënderoi Kim për mbështetjen në Ukrainë dhe tha se të dy vendet do të nënshkruajnë një marrëveshje për të rritur partneritetin e tyre, ndërsa të dyja "luftojnë kundër politikave hegjemoniste imperialiste të SHBA-së dhe satelitëve të saj kundër Federatës Ruse", raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Vizita e Putinit vjen mes shqetësimeve në rritje për një marrëveshje armësh në të cilën Koreja e Veriut i siguron Rusisë municione të nevojshme për të nxitur luftën e Moskës në Ukrainë, në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transferimeve të teknologjisë që mund të rrisin kërcënimin e paraqitur nga programi i armëve bërthamore dhe raketave të Kim.