Ylli televiziv, Kim Kardashian, e ka falënderuar ish-bashkëshortin e saj për çmimin e modës që e ka pranuar mbrëmë, "The Fashion Icon".
Ajo derisa e ka pranuar çmimin ka theksuar se Kanye West e ka njoftuar atë me botën e modës dhe stilit.
"Jam shumë e nderuar. Unë rashë në dashuri me modën dhe jam shumë e frymëzuar nga njerëzit, por përsëri, kjo është si një ëndërr që unë zgjohem dhe e vesh".
"Këto rroba janë të mrekullueshme, provoni gjëra të reja dhe rrezikoni. Përulem para këtij çmimi", ka thënë Kardashian, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.