Ylli i famshëm Kim Kardashian do të dëshmojë në gjykatë në Paris të martën, gati një dekadë pasi iu vodhën bizhuteri me vlerë miliona dollarë gjatë javës së modës në kryeqytetin francez.
Dhjetë të dyshuar kanë qenë në gjyq që nga fundi i prillit për grabitjen e armatosur në vitin 2016, ku yllit të reality shoë-t dhe influencuesit iu vodhën bizhuteri me vlerë rreth 10 milionë dollarë.
Ajo do të dëshmojë në orën 14:00, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv
Gjyqi ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, me gati 500 gazetarë të akredituar. / Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.