Lajmet e fundit
Kombëtraja e Kilit ka arritur të kualifikohet në finale të Copa America pasi mposhti Perunë me rezultat 2-1.

Organizatori i Copa America, Kili ka arritur të kualifikohet në finale të kësaj gare pas 28 vjetësh, pasi mposhti Perunë me 10 futbollistë.
Kili mund të mbetej pa Arturo Vidal qysh para se Carlos Zambrano i Perusë të përjashtohej.
Ishte sulmuesi i QPR, Eduardo Vargas, që i dha epërsinë Kilit, pas shtyllës së goditur nga Alexis Sanchez. Por, Peru barazoi rezultatin përmes Gary Medel.
Për të vendosur gjithçka u përkujdes sërish Vargas që shënoi një gol të bukur nga më shumë se 30 metra.
Kështu, Kili do të presë në finale të kësaj gare ku do të presë fituesin e ndeshjes Paraguai-Argjentina.