Lajmet e fundit
Ish anësori i Evertonit beson se mesfushori i ri është përmirësuar shumë dhe tani mundet që të luajë për ndonjë skuadër të madhe.

Ross Barkley ka aftësinë për të luajtur për ndonjë klub të madh si Chelsea ose Manchester City, mendon Kevin Kilbane.
21 vjeçari ka qenë titullar në 13 ndeshjet e këtij edicioni në Premierligë, duke shënuar pesë gola.
Kilbane, që ka luajtur për Evertonin prej vitit 2003 deri në 2006, është i impresionuar me talentin e madh të Barkleyt.
“A është ai mjaftueshëm i mirë për të luajtur tek Chelsea ose Unitedi? Natyrisht”.
“Nëse pyetja është në këtë nivel, ai e ka këtë aftësi”.
“Ai është i fuqishëm, i shpejtë dhe luan me të dy këmbët. Janë të rrallë futbollistët që i kanë të gjitha këto veti”.