Lajmet e fundit

Tharmin me sheqerin i mbulojmë me qumësht të ngrohtë dhe i lëmë të pushojnë për 10 minuta (për t’u fermentuar).Miellit të situr ia shtojmë tharmin e fermentuar, vezën, kripën dhe gjalpën e shkrirë. Bëjmë një brumë të butë.
Brumin e mbuluar e lëmë në vend të ngrohtë për 45 minuta. Më pas, brumin e fermentuar e ndajmë në dy pjesë.
Pjesën e parë e hollojmë hollë, lyejmë me 50 gr gjalpë të shkrirë dhe sipër ia hedhim 30 gr sheqer kaf dhe një lugë kanellë. Më pas petën e mbështjellin në formë roleje dhe e prejmë në forma trekëndore, të cilat në mes i shtypim pak për t’u ‘zgjeruar’. Njësoj veprojmë edhe me petën tjetër.
Kiflet e përgatitura i rendisim në tavën ku do të piqen dhe i lëmë të pushojnë edhe 20 minuta të tjera të mbuluara.
Pastaj i lyejmë me një vezë të rrahur dhe pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë për 15-20 minuta.
Ju bëfshin mirë !
