Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se pesë nga viktimat e një sulmi iranian në qytetin izraelit, Bat Yam ishin shtetas ukrainas.
Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se tre nga të vrarët janë të mitur, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Si rezultat i një sulmi raketor iranian kundër Izraelit dhe një rakete që goditi një ndërtesë banimi në Bat Yam, pesë shtetas ukrainas, përfshirë tre të mitur, u vranë", thuhet në njoftim.
Numri i të vdekurve nga sulmi aktualisht është shtatë persona, ndërsa bëhet e ditur përmes deklaratës së po të njëjtën ministri se diplomatët ukrainas po punojnë me policinë izraelite për të identifikuar dhe riatdhesuar trupat.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.