Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova janë diskutuar detaj lidhur me dasmën e këngëtares Kida, e cila, sipas raportimeve, pritet të kurorëzojë dashurinë e saj në shtator.
Sipas gazetarit Agon Rexhepi ceremonia do të mbahet në një rezidencë luksoze në Romë, ndërsa vetëm rezervimi i datës së 1 shtatorit në këtë lokacion thuhet se ka kushtuar rreth 20 mijë euro.
Bëhet fjalë vetëm për sigurimin e datës, pa përfshirë shpenzimet e tjera të organizimit të dasmës.
Në “Ora 7” u diskutua edhe prirja e re e shumë çifteve shqiptare për të organizuar dasma në destinacione romantike jashtë vendit, larg formatit tradicional.
“Nga këto detaje është pikërisht shumë e marramendshme ajo që ka ndodhur veç për rezervimin e hapësirës. Pra, diku supozohet se rreth 20 mijë euro është paguar veç rezervimi i datës në atë vend, pra jo vendi dhe shpenzimet e tjera të dasmës. Veç me rezervu 1 shtatorin si datë, ka marrë plot 20 mijë euro”, deklaroi Rexhepi./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.