Këngëtari dhe reperi amerikan, Kid Cudi, ka folur për vendimin e tij për të veshur fustan gjatë një paraqitjeje në shoun Saturday Night Live në prill.
Reperi ishte mysafir muzikal në këtë emision, ku e performoi edhe këngën “Njerëz të pikëlluar” teksa të veshur kishte një fustan lulor të dizajnuar nga Virgil Abloh.
“Imazhi i Kurt Cobain në një fustan ishte shumë rokenroll për mua”, ka thënë Cudi.
“Ajo ishte ‘cool’. Vetëm e kisha ndarë mendjen vite më parë që doja ta bëja këtë. Dhe është ‘cool’ sepse po ashtu po i nxis me vetëbesim fëmijët duke u thënë që të jenë vetvetja dhe të bëjnë atë që duan ta bëjnë”.
“Nuk ma ndien se çfarë të tjerët thonë. Nuk ke hesap kur bën këtë gjë. E dija që do t’i zemëronte disa njerëz, por e dua këtë. Sepse hip-hopi është i çuditshëm”.
https://www.youtube.com/watch?v=HyfCgLHPt8w
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.