Lajmet e fundit

Ish-banorja e Big Brother, Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh të ri në Instagram, ku tregon fizikun e saj pas shtatzënisë.
Ajo dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, u bënë prindër të një vajze për herë të parë rreth një muaj më parë.
Pas lindjes, në fotografinë e publikuar, Kiara shihet e veshur me një set me lule, që thekson linjat e saj.
Imazhi ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjetet sociale, dhe komentet pozitive nuk kanë munguar nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët kanë vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e saj për të qenë në gjendje të mirë fizike edhe pas shtatzënisë.