27.03.2019 · përditësuar para 2664 dite1 min lexim
Ylli televiziv dhe biznesmenja, Khloe Kardashian, i ka dhuruar rroba nga linja e saj e veshjeve “Good American” një vajze, transmeton Klan Kosova.
Khloe e bëri këtë veprim pasi e pa në Twitter një shkrim të kësaj vajze ku thoshte se duhet të punojë pas orarit të punës që të blej rroba nga “Good American”.
Vajza Kaelyn Anber ka thënë se nuk mundet akoma të besojë që shkrimi i saj ka marr shumë vëmendje.
“Unë e kam pëlqyer për një kohë të gjatë Khloe Kardashian, i jam falënderuese shumë asaj që ndau kohën për mua ku më solli rroba të mrekullueshme falas”, ka shkruar Anber të Twitter.
Ndërsa Khloe i ka thënë se është shumë e lumtur që ajo i ka marr rrobat.
“Vazhdo të punosh shumë dhe vazhdo të jesh një shpirt pozitiv”, ka shkruar Kardashian në Twitter.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.