Lajmet e fundit
E ardhmja e mesfushorit gjerman është në pikëpyetje tash e sa kohë, por duket se Khedira ka marrë vendimin.

Sipas Marca, Sami Khedira është afër arritjes së marrëveshjes për t’u transferuar tek kampionët e Serie A, Juventus, transmeton Klan Kosova.
Gjermani ka kohë që po shqyrton ofertat dhe duket se tani ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Khedira ka oferta nga ekipe gjermane e italiane, por duket se do të jetë Juventus destinacioni i tij.
Ikjet e mundshme të Pogba e Pirlo e kanë shtyrë Allegrin që të mendojë për transferimin e Khediras, të cilit i skadon kontrata me mbretërit në fund të qershorit.
Kështu mesfushori gjerman mund të zgjedhë Juventusin për shkak të prestigjit të klubit.