Lajmet e fundit

Sami Khedira e ka siguruar transferimin e tij te Hertha e Berlinit.
Kampioni i botës kaloi te klubi kryeqytetas si transferim i lirë pas një periudhe të fundit te Juventusi e cila qe karakterizuar me lëndime dhe mosangazhim nga ana e trajnerëve.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë i cili ende mban shpresë që ta përfaqësojë këtë kombëtare, duket të jetë mjaft i kënaqur me këtë lëvizje, ndonëse përflitej se mund t’i bashkohej Tottenham Hotspur-it ose Evertonit.