Klubi Futbollistik i Vajzave “Prishtina” njofton se Suada Jashari do të vazhdojë drejtimin e ekipit edhe për sezonin 2025/26.
Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Instagram, ku klubi konfirmon vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajnerin, për të cilën deklaron se me punë dhe pasion ka ndërtuar një ekip frymëzues dhe luftarak.
“Suada është më shumë se një trajnere, ajo është forcë, vizion dhe inspirim për çdo vajzë që beson në vetvete dhe në fuqinë e sportit. KFV Prishtina mbetet ekipi i vetëm në vend që drejtohet nga një kryetrajnere, dhe këtë e shohim si një mision për të fuqizuar vajzat në sport dhe përtej tij. Me Suadën në krye, ne nuk jemi vetëm një ekip, jemi lëvizje për barazi, lidership dhe suksese të merituara”, thuhet në postimin e KFV Prishtina.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.