Gjatë ditës së premte, në Kërpimeh të Podujevës u gjetën mjete të dyshuara të pashpërthyera.
E në vendin e ngjarjes ishin njësia e deminimit të KFOR-it, ku dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e deminimit të KFOR-it dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.