Një mjet i pashpërthyer është gjetur nën një veturë sot në Leposaviq.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë KFOR-i.
Përmes një komunikate, forcat e NATO-s në Kosovë e kanë konfirmuar largimin nga vendi i ngjarjes.
"Një pajisje e dyshimtë është gjetur sot nga Policia e Kosovës e vendosur nën një veturë, në Leposaviq. Pas një kërkese të Policisë së Kosovës, në vendngjarje ka intervenuar me shpejtësi një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale në Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Personeli i Policisë së Kosovës e largoi në mënyrë të sigurt mjetin e pashpërthyer nga vendi, në koordinim të ngushtë me një ekip të KFOR-it të SHBA-së për EOD”, thuhet në njoftimin e KFOR, transmeton Klankosova.tv
Më herët rastin e kishte konfirmuar për Klankosova.tv edhe Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për veriun.
https://klankosova.tv/gjendet-eksploziv-nen-nje-veture-ne-leposaviq-ne-vend-te-ngjarjes-dolen-edhe-njesiti-k9-dhe-kfor-i-amerikan/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.